Punonjësi 19 vjeçar humbi jetën, 3 të arrestuar në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit

schedule11:32 - 16 Prill, 2022

schedule 11:32 - 16 Prill, 2022

Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën teksa punonte një punëtor 19-vjeçar në terminalin re kontejnerëve në portin e Durrësit, janë arrestuar 3 persona.

Në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, kanë rënë Rendi Biçaku 27 vjeç përgjegjësi i turnit në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku 64 vjeç, manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini 42 vjeç kryemekaniku i ofiçinës.

Njoftimi i plotë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.

-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!