Kryeministri Edi Rama u shpreh se çdo punonjës i shtetit që ka kryer ndërtime pa leje do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vite, nga momenti që do konstatohet dhe t’i njoftohet masa përveç pasojave tjera si çdokush tjetër.
Gjithashtu kryeministri Rama ka prezantuar edhe një sërë masash të reja ligjore kundër ndërtimeve pa leje.
“Është e drejtë e çdokujt që jeton në këtë qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura jo shëmtira., Nuk është shpikje e jona, por edhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet e tjetër, mund të shkohet edhe në konfiskim total. Deri sot njerëzit kanë përdorur si puna e Hamasit për të mbajtur veten. I kanë futur pa certifikatë, pa mbaruar punimet dhe e kanë bërë të pamundur që të merren masa e ekstreme. Sepse si do ta konfiskosh kur njerëzit janë brenda? Ndryshim që bëjmë me këtë ndërhyrje nuk ka më ujë e drita pa marrë certifikatën e përdorimin, nuk ka më që tjetër leje merr dhe tjetër leje zbaton.
Deri për fasadën dhe janë të përcaktuara si e qysh, do të shkohet deri në konfiskim. Një tjetër element është edhe fakti se çfarë ndodh me ata që duhet të kontrollojnë? Në fund të ditës, diçka dikush duhet ta paguajë, ka një sërë masash të reja. Sepse sporti ndërtim pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, e kemi ulur çdo vit kurbën, por nuk e kemi sheshuar. Dhe ky sport është nxitur edhe nga lart sepse ka qenë dikush para meje, është incentivuar ndërtimi pa leje në mënyrë të fuqishme. Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje dhe këtu ka një pikë që në rast se konstatohet që punonjësi i shtetit, mjafton të marrë 1 euro, me kohë të plotë apo të pjesshme, ka kryer punime pa leje, do të ndalohet të punojë në shtet, për 7 vite nga momenti që do konstatohet dhe t’i njoftohet masa përveç pasojave tjera si çdokush tjetër. Ndërkohë kemi dhe ndryshimet në Kodin Penal që nuk kanë hyrë akoma në fuqi.” u shpreh Rama./abcnews.al/

