“Punoj edhe si kuzhiniere”, kush është shqiptarja që shkëlqen me stilimet në pasarelat zviceriane

schedule10:13 - 17 Mars, 2023

schedule 10:13 - 17 Mars, 2023

Ina Gjoka është shqiptarja që po korr sukses në fushën e modës në Zvicër. Ajo stilon veshje nga më të ndryshmet, duke u bërë pjesë edhe “Fashion Week Milano”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ina ka treguar se si i lindi pasioni për fushën e modës, duke u frymëzuar nga prindërit e saj, të cilët kanë qenë me profesion rrobaqepës.

Më tej, ajo zbuloi se përveç stilimit, punon edhe kuzhiniere në një restorant, gjithashtu është nënë e një vajze.

Unë jam rritur në një familje, ku mami dhe babi kanë qenë rrobaqepës ndër vite. Ata kanë prodhur veshje sipas masës trupore dhe duke qene e rritur në këtë ambient dashje padashje më është kthyer edhe mua në pasion. Ndoshta është edhe ADN-ja në gjak, që e kam të trashëguar nga prindërit. Edhe duke qenë pasion, e kam kthyer në profesion në Itali. Kam punuar për vite të tëra në një atelier mode dhe më pas jam shkëputur, duke punuar për klientelën time në mënyrë personale.

Unë tashmë jam në Zvicër që prej dy vitesh. As vetë nuk e di se ku e marrë ndonjëherë këtë energji për të punuar. Përveç se të qënurit nënë, unë gjithashtu punoj këtu në një restorant në Zvicër, duke e drejtuar, gjithashtu jam edhe kuzhinieria e restorantit. Dmth i kam dy punë, po ashtu edhe në atelier që punoj me klientelën me stilime të ndryshme, po ashtu edhe fëmija, familja”, u shpreh ndër të tjera Ina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!