Punimet tek “Zogu i I”, Veliaj: Një nga destinacionet më tërheqëse në Tiranë

schedule15:00 - 8 Gusht, 2019

schedule 15:00 - 8 Gusht, 2019

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj beson se bulevardi “Zogu i I” do të kthehet në një nga destinacionet më tërheqëse në kryeqytet.

Më në fund do të kemi të njëjtën cilësi, si në Bulevardin e Ri, ashtu edhe në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në Bulevardin “Zogu I”, i cili besoj do të kthehet në një nga destinacionet më atraktive të qytetit tonë”.

Gjate inspektimit te punimeve kryebashkiaku tregoi dhe detaje te projektit qe do te zbatohet ne segmentin nga ish stacioni i trenit deri tek sheshi “Skënderbe”

 “Është konceptuar si një destinacion komercial, rrugë shopingu, një rrugë tregtare ku do të gëlojnë lokalet, dyqanet, minisheshet në secilën prej minihapësirave që do të hapen mes pallateve, dhe sigurisht lajmi i mirë për banorët është se u ka rënë lotaria. Pra, do të fitojnë nga Bashkia e Tiranës prej këtij investimi riveshjen e pallateve, duke filluar nga suvaja, në disa vende çatia, në disa vende lulishtet përpara pallateve, boja, unifikim jo vetëm i fasadave në vertikalitet, por edhe në sensin horizontal”.

Hapësira do të konceptohet si vazhdim i sheshit “Skenderbej”. Qarkullimi i makinave do të kufizohet ndërsa trotuaret do të zgjerohen.

 “Duke qene se trotuaret janë një hapësirë demokratike, zgjerimi i tyre aty ku lejohet për t’i çuar makinat nëntokë te “Bulevardi i Ri” ose te Sheshi “Skënderbej” është diçka që e kemi me prioritet. Do t’i japim një hapësirë të jashtëzakonshme këmbësorëve. 

Risi e këtij projekti është  ndërtimi i galerisë nëntokësore me qëllim që në raste defektesh hapja e rrugës të mos jetë më e nevojshme.

Punimet parashikohet te përfundojnë brenda një viti e gjysme por kryebashkiaku mendon se bulevardi do të jetë gati më shpejt./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!