Bypass-i i Vlorës, i cili duhej të kishte përfunduar në vitin 2017, pritet të finalizohet pas dy vitesh. Punimet nga firma që ka marrë përsipër së fundmi investimet, po vazhdojnë me ritme për të përmbushur afatin në kontratë.
Duhej të kishte përfunduar para dy viteve, por tani do duhen dhe dy vite të tjera. Punimet për baypass-in e Vlorës rinisën. 35.8 milionë euro për 29 kilometra. Bëhet fjalë për një investim në fundin e autostradës Vlorë-Levan deri në Orikum. Në terren ndodhen makineritë dhe kanë një afat dy-vjeçar deri në fund të muajit Shkurt 2021.
Drejtori kantierit, Klodian Goxharaj, tregon se punimet janë duke u kryer në tre fronte. Një investim që do të zgjidhë përfundimisht ngërçin me qarkullimin në jug të vendit. Goxharaj thotë se problemet kryesore lidhen me varrezat në fshatin Babicë, zonën arkeologjike në Kaninë. Po edhe shpronësimet e banorëve, situata të cilat janë duke marrë zgjidhje, me qëllimin që punimet të vijojnë pa ndërprerje.
Punimet për baypass-in e Vlorës nga ish-kompania italiane “Serenissima” duhej të përfundonin në vitin 2017. Por pas problemeve me pagesat për nënkontraktorët punimet u ndërprenë./abcnews.al