Punimet në rrugën e Elbasanit përfundojnë brenda 15 Shtatorit

schedule14:32 - 27 Gusht, 2019

schedule 14:32 - 27 Gusht, 2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në rrugën “Kadri Kërçiku” në njësinë numër dy. Rikonstruksioni  i kësaj rruge tha Veliaj, bëhet në përmbushje të premtimit të dhënë gjatë fushatës për një mandat të dytë në krye të bashkisë.

Punimet që po kryhen në rrugën e Elbasanit pritet të përfundojnë brenda 15 Shtatorit. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur pasi inspektoi investimin që po kryhet në një lagje të ndërmjetme mes kësaj rruge dhe “Qytetit Studenti”.

“Dua t’u jap forcë dhe kurajë kolegëve në këto ditë të fundit të verës, që më pas edhe aksi kryesor i kanalizimit të ujërave të zeza, që merr të gjithë ujërat e “Qytetit Studenti”, për t’i çuar në Rrugën e “Elbasanit“, gjithashtu të mbarojë në datën 15 shtator, gjatë ditëve që përgatitemi për fillimin e shkollës”.

Rruga “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt e po pajisen me kanalizime, trotuare dhe ndriçim LED.

“Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. “Kadri Kërçiku” do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit”.

Punimet në këtë rrugë po shkojnë drejt përfundimit./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!