Punimet në Qafën e Pazarit, banorët: Hata e madhe na gjeti

schedule13:20 - 8 Shtator, 2019

schedule 13:20 - 8 Shtator, 2019

Punimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastër u kanë krijuar shumë probleme banorëve. Ata kërkojnë nga vendorët lehtësim të situatës deri sa të mbarojnë punimet.

Kanëmuaj që i tërheqin valixhet zvarrë. Në Qafën e Pazarit në Gjirokastër nuk mund të lëvizë asnjë mjet për shkak të punimeve. Fillimisht u tha se  rikonstruksioni do të bëhej me faza. Që do të thotë se njëra anë e rrugës do të ishte e hapur për shërbimet. Por në të vërtetë investimi po kryhet në bllok dhe banorët duken të lodhur nga ky fakt.

Ata thonë se asnjë ambulance, zjarrfikëse, apo makinat e pastrimit nuk ndërhyjnë dot në raste emergjence. Vështirësi paraqiten edhe për bizneset, hotelet dhe restorantet. Vizitorëve u duhet që bagazhet t’i marrin vete mes pluhurit dhe ndërtimeve. Banorët kërkojnë nga vendorët një zgjidhje alternative sepse jeta u është vështirësuar.

“Është bërë një takim në bashki dhe nuk është se arritur në një zgjidhje”.

“Kjo është një hata e madhe që na gjeti neve. Nga një anë gëzojmë që u rregullua pazari, nga një anë kjo lagje u bë e vdekur. Ne s’kemi para që të marrim një shtëpi me qera”.

Punimet në Qafën e Pazarit nisën në fund të muajt Nëntor të vitit të kaluar. Projekti me vlerë mbi 137 milionë lekë ka një afat zbatimi njëvjeçar. Edhe pse rehabilitimi i infrastrukturës nëntokësore të Qafës së Pazarit  ka përfunduar, qarkullimi vazhdon të jetë i ndërprerë për shkak të ndërhyrjes në kalldrëme dhe nevojës për stabilizimin e segmenteve të përfunduara./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!