Punimet në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj vijojnë ende. Ky investim infrastrukturor hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodër. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në facebook, pamjet nga punimet në këtë kantier.
“MIRËMËNGJES dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, bashkangjitur videos së publikuar.

