Punimet në Elbasan-Tiranë, në fund të dhjetorit shmanget rruga e Kërrabës

schedule14:24 - 23 Tetor, 2018

schedule 14:24 - 23 Tetor, 2018

Punimet në rrugën Elbasan –Tiranë aty ku kohë më parë u shemb një masiv toke po vazhdojnë me ritme shpejta. Megjithatë deri në fund të vitit projekti nuk do të përfundojë i plotë, por do të mundësohet një korsi që do të shmangë rrugën e Kërrabës.

“Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj nga koha kur rruga Elbasan-Tiranë duhet të jetë krejtësisht e hapur. Të paktën, kështu kanë deklaruar si Ministri Damian Gjiknuri ashtu edhe Kryeministri Edi Rama. Madje Kryeministri e ka pohuar disa herë: ose rruga, ose ikën ministri. Por cila është situata? Abc News shkoi në terren për të parë çfarë po ndodh aktualisht me këtë segment”.

Po punohet me kapacitet të plotë në vendin ku rreth një vit më parë u shemb masivi shkëmbor.  Inxhinierit Kristaq Gjika thote firma fituese është duke vendosur 220 pilota si nga ana e shkëmbit ashtu edhe nga ana e rrugës. Do të ndërtohet një tunel rreth 250 m i gjatë i cili do të ketë për funksion të presë shembjet që mund të bllokojnë rrugën. Gjithashtu do të ketë edhe një mur mbrojtës 56 m të gjatë në lartësinë e shkëmbit. Ne projekt rruga Elbasan-Tiranë  është e ndarë në tre segmente: segmenti 1 Tiranë – hyrje e Tunelit të Kërrabës, segmenti 2 Tuneli i Kërrabës, segmenti 3 dalje e Tunelit – Elbasan. Por ndonëse ky projekt do katër muaj që të përfundojë, segmenti nga Tirana në hyrje të tunelit duhet të dorëzohet me patjetër para mbylljes së dhjetorit.

Pra edhe për këtë vit rruga Elbasan-Tiranë nuk do të dorëzohet e plotë megjithëse një korsi do të bëjë të mundur që të shmanget aksi i vjetër i Kërrabës. Gjatësia totale e rrugës është 27 km, gjerësia është 28 m dhe me dy karexhata të pavarura me nga dy korsi lëvizjeje. Gjithashtu do të ketë një korsi emergjence.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!