Punimet në aksin Korçë-Ersekë, Rama: Më shumë se gjysma e rrugës mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re

schedule16:38 - 6 Janar, 2023

schedule 16:38 - 6 Janar, 2023

Vijojnë punimet në aksin rrugor Korçë-Ersekë, e cila ka një rëndësi të madhe për qarkullimin rrugor si dhe për zhvillimin ekonomik e turistik.

Me anë të një postimi në “Facebook” Kryeministri Edi Rama është shprehur se më shumë se gjysma e këtij aksi tashmë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re

Ky aks bën të mundur shmangien e kalimit nga aksi i vjetër si dhe shkurton distancën kohore të udhëtimit.

Postimi i Edi Ramës: Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës
Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!