Punimet e rrugës Shëngjin-Velipojë kanë dëmtuar zonë bregdetare të Ranës së Hedhun

schedule23:08 - 29 Korrik, 2022

schedule 23:08 - 29 Korrik, 2022

Punimet e rrugës Shëngjin-Velipojë kanë dëmtuar zonë bregdetare të Ranës së Hedhun. Komapania ndërtuese GENER 2 në përpjeke për të zgjeruan rrugën ka gëryer malin. Gurët e mëdhenj dhe inertet janë hedhur në këtë zonë të mbrojtur duke rrezikuar pushuesit. Rënia e gurëve ka rrëzuar dhe pemët.

Skandali u bë publik në rrjetet sociale nga pushuesit, të cilët publikuan disa video. Policia ka proceduar në gjendje të lirë në 20 korrik dy punonjës të kompanisë Gener 2 që ndërton rrugën.

Burime nga Agjencia e zonave të mbrojtura dhe nga Inspektoriati i mbrojtjes së territorit në Qarkun Lezhë I thanë abc se bashkë me policinë ngritën një grup pune që konstatoi dëmet në mjedis. Materialin e dokumentuar e kanë dërguar në prokurori. Institucionet vendore nuk dhanë përgjigje nëse kompanisë Gener 2 do ti kërkohet rikuperimi i dëmeve në zonë.

Për shkak të sezonit turistik punimet në këtë rrugë janë ndërprerë. Ato do rinisin në shtator.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!