Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Elbasan, arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri

schedule13:43 - 5 Qershor, 2025

schedule 13:43 - 5 Qershor, 2025

Ditën e djeshme në një fabrikë ferrokromi në qytetin e Elbasanit, u dëmtua një shtetas gjatë orarit të punës. Punonjësi është jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona.

Të arrestuar janë dy inxhinierët dhe një brigadier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për dëmtimin e shtetasit R. M., gjatë punës në fabrikën e ferrokromit, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të rastit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:    

L.I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik dhe M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier. Shtetasi R. M. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!