Tradita, kostumografia, artizanati, kulinaria dhe prodhimet bio të Ulqinit i dhanë të tjera ngjyra pazarit historik të Gjirokastrës.
Panairi nën moton “Ulqini vjen në Gjirokastër”, synon promovimin e vlerave historike e kulturore ndër breza.
Pjesë e panairit ishte edhe xhubleta, pasuria e çmuar e trashëgimisë kulturore shqiptare që është tashmë pjesë e gjithë njerëzimit, mbrojtur nga Unesco.
“Ndihem shumë krenare që jam shqiptare.”
Artizantet thonë se të tilla aktivitete ndikojnë jo vetem në ndërthurjen e kulturës shqiptare, por edhe njohjen e produkteve jashtë kufijve, duke synuar turistët e huaj.
“100% bio. Hera e parë që marrim pjesë. Ne presim një njohje të mëtejshme të produkteve tona vendore të Ulqinit.”
“Kemi ardhur të prezantojmë Ulqinin me punime dore. Familja jonë ka punuar gjithnjë punë dore. “
Gjatë panairit nuk munguan edhe performancat e artistëve nga Ulqini, të cilët u ndoqën dhe duartrokitur edhe nga turistët e shumte që ndodhen këto ditë në qytetin e gurtë. / abcnews.al



