ELBASAN- Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm “.
I arrestuari mësohet se është Sh. P., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi po restauronte magazinën e tij pa leje e organeve kompetente dhe punonjësi që kryente punimet është rrëzuar nga skela dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/