Punëtorët e fasonerisë në Durrës ditën e sotme kanë protestuar për “pagat e luftës”.
Ata thanë për gazetarin Leonidha Musaj se nuk i është dhënë asnjë zgjidhje, ndërsa janë shprehur se e meritojnë pasi i paguajnë rregullisht taksat.
“Jemi interesuar dhe punëdhënësi nuk ka jep asnjë lloj shpjegimi. Gjithë këtë periudhë kohorë që jemi karantinuar nuk ka është dhënë asnjë ndihmë as nga fabrika as nga shteti.
Ne paguajmë taksat rregullisht dhe duhet të ndihmohemi nga shteti në këtë gjendje pandemie. Nxorën si justifikim se fabrika nuk ka deklaruar që ka lënë punëtorët në shtëpi.
Ne jemi me shtëpi me qira dhe nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Pronari është në Itali, ka lënë vetëm përgjegjësen, ai vetë nuk na jep asnjë sqarim, por na është drejtuar me pretendimin se nuk plotësojmë kriteret dhe nuk e meritojmë “pagën e luftës”, u shpreh një nga protestues./abcnews.al