Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se duke filluar nga sot, në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor do të punësohen 54 mjekë të rinj.
Sipas ministres, mjekët e rinj të familjes do plotësojnë një pjesë të mirë të nevojave edhe në qendra shëndetësore të zonave të thella, e konkretisht në Kukës, Dibër, Fier, Gramsh, Poliçan në Skrapar.
Ministrja e Shëndetësisë garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave, ku sipas saj prej muajit Prill nis rritja e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë./abcnews.al