Punësimi i të rinjve/ Sipas parashikimeve, papunësia zbret në 9.3% në 2027

schedule15:13 - 4 Korrik, 2024

schedule 15:13 - 4 Korrik, 2024

Në një kohë që niveli i papunësisë ka zbritur në nivelin më të ulët në 5 vite sfidë mbetet futja e në tregun e punës e të rinjve.Në buxhetin afatmesëm parashikohen një sërë politikash mbështetëse për punësimin e të rinjve të moshës 16-29 vjeç.Sipas projeksioneve të qeverisë parashikohet që gjatë këtij viti në vend të punësohen mbi 9500 të rinj duke vijuar rritjen graduale viti pas viti për të arritur shifrën 9800 në 2027.

Ndër të tjera synohet të rritet punësimi i punëkërkuesvenë këtë kategori edhe nga grupet me aftësi të kufizuar apo nga grupe të tjera të veçanta .Po ashtu qeveria ka njoftuar më herët që brenda këtij viti do të ofrohen lehtësi fiskale për pagat e të rinjve deri në moshën 29 vjeç por pa dhënë detaje.

Në dokumentin e ministrisë së financave parashikohet që punësimi të rritet me 0.2% në vit përgjatë viteve 2025-2027 ndërsa trendet demografike parashikohet të jenë një faktor problematik në gjetjen e punonjësve të kualifikuar

Shërbimet parashikohet të kenë kontributin më të madh të rritjes së punësimit në vend.Më herët projeksionet e qeverisë në kudrin makroekonomik ishin që niveli I papunësisë të vijoj duke zbritur në 9.3% në vitin 2027.

Rritja e punësimit pritet të japë efekte pozitive dhe në konsumin e popullatës. për periudhën afatmesme (2025–2027) konsumi parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3.3 përqind në vit, duke kontribuar në rritjen e PBB-së.

Rritja ekonomike parashikohet në normën 3.7 përqind për vitin 2024 dhe përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2025-2027 parashikohet mesatarisht rreth 4.0 përqind në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!