Puna fantastike në pankinë, Chelsea përgatit dhuratën për Tuchel

schedule14:16 - 12 Maj, 2021

schedule 14:16 - 12 Maj, 2021

Thomas Tuchel mori drejtimin e Chelsea në muajin janar. Trajneri gjerman zëvendësoi Lampard në stolin e “Bluve të Londrës”, dhe deri tani ka zhvilluar një punë fantastike. Dy finale do të luajë skuadra e Premier League këto ditë.

Më 15 maj do të përballet me Leicester City për trofeun e FA Cup, ndërsa më 29 maj do të sfidojë Manchester City në finalen e madhe të Champions League. Chelsea luan bukur dhe po siguron rezultate pozitive.

Drejtuesit e klubit ishullor janë plotësisht të kënaqur me punën e Tuchel. Daily Mail raporton se Chelsea po përgatit rinovimin me 47-vjeçarin gjerman, të cilit do t’i propozohet zgjatja e bashkëpunimit edhe për tre vite të tjera. /abcnews.al