Puma “flet” shqip, prezanton koleksionin e parë me Dua Lipën

schedule07:25 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 07:25 - 9 Dhjetor, 2021

Dua Lipa ka qenë prej kohësh imazh i Puma-s. Por tani po e çojnë partneritetin e tyre një hap më përpara me bashkëpunimin e tyre të parë. Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasadore e markës, këngëtarja shqiptare dhe Puma po nxjerrin në treg një koleksion të titulluar në shqip “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur. “Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PUMA (@puma)

Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua.”, tha Lipa. Ajo u emërua si imazhi i markës në nëntor 2020, në krye të fushatës “She Moves Us” që inkurajon gratë të lidhen përmes sportit dhe kulturës.

“Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimet e koleksionit variojnë nga 30 deri në 110 dollarë. /abcnews.al