Christian Pulisic nuk është në planet e Graham Potter këtë sezon.
Sipas asaj që raporton “ESPN”, sulmuesi amerikan dëshiron të largohet nga londinezët, pasi tashmë ka humbur vendin në formacionin titullar, për shkak të shumë ardhjeve të reja. Ka shumë klube që deri më tani kanë shfaqur interes për ta blerë, një ndër to është Atletico.
Përveç kësaj, drejtuesit e Chelsea po mendojnë tja japin lojtarin Diego Simeones në mënyrë që të zvogëlojnë shumën që do të shpenzojnë për Joao Felix, i cili aktualisht po luan për klubin londinez si huazim nga Atletico. /G.D abcnews.al/