Publikuan video duke vallëzuar në rrugë, çifi iranian dënohet me 10 vite burg nga gjykata

schedule16:55 - 31 Janar, 2023

schedule 16:55 - 31 Janar, 2023

Një gjykatë në Iran ka dënuar një çift të ri me 10 vjet burg secili për një video që ata postuan në Twitter, ku shihet duke kërcyer në një hapësirë ​​publike në një nga atraksionet kryesore të Teheranit.

Astiaz Haggigi dhe i fejuari i saj Amir Ahmadi janë të dy në të 20-at. Pas publikimit të videos së kërcimit të tyre, ata u akuzuan për “përhapje të korrupsionit dhe imoralitetit”, “mbledhje dhe komplot për të prishur sigurinë kombëtare” dhe përfshirje në propagandë kundër regjimit, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA).

Në video, Hagigi kërcen pa veshur hixhabin e saj, gjë që është e ndaluar në Iran.

Më 1 nëntor çifti u arrestua. Përveç dënimeve me burg, ata u dënuan me dy vjet ndalim të internetit dhe një ndalim dy vjeçar për t’u larguar nga vendi, sipas alarabiya.

Vendimi u dha nga Departamenti 15 i Gjykatës Revolucionare të Teheranit, i kryesuar nga gjyqtari Abolghasem Salavati, i cili është i njohur për dhënien e dënimeve të ashpra ndaj njerëzve që konsiderohen si kërcënim për Republikën Islamike.

Sipas agjencisë së lajmeve HRANA, duke cituar një burim të afërt me familjen e Haggit, përfaqësimi ligjor i çiftit gjatë gjykimit u refuzua./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!