Tan Brama këtë të enjte ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku na prezantoi me këngën e tij të re. Ai tha se do të ketë dhe shumë këngë të tjera që do t’i prezantoj shumë shpejt. Sa i takon komenteve se çdo kush që ka qenë pjesë e reality shoë-ve kanë bërë këngë, Tani pohoi se ka kënduar qysh herët jo vëtëm pas pjesëmarrjes në Big Brother. Gjatë intervistës nuk kishte si të mos ndaleshin dhe tek zhurma e lajmeve online në lidhje me Ilir Shaqirin.
“Po k**i po”, ishte mesazhi i dërguan në inbox për të cilën Tani tha:
“Më ka ardh në majë të hundës. Unë jam tip i dashur dhe i besoj shumë të tjerëve, i besoj dhe shumë intuitës. Nuk e prisja të ishte aq ironik, se si mi kërkonte gjërat, siç i kam thënë mo. E di pse e nxora? Më shkruajti mesazh, i bëra screenshot dhe thashë ta mbaj, më kishte bërë block. Kjo është parë, dhe kur pashë që çfarë kishte folur në formatet e Top-it dhe Klan-it, kishte hapur ca biseda pa lidhje që unë s’i kisha përmend fare. Unë flas vetëm periudha ca ndodh jashtë, pra mbas Big Brother, jo çfarë kam bërë unë aty, flasim ‘ti s’më ke respektuar mbas Big Brother’. Kurse ky tipi kishte thënë në 21 ditë nuk lidhi dot 21 fjalë, dhe një Nazmie pa lidhje që e pyeste ‘po ça kanë ato duan të rrinë me ty e ti s’ja jep mundësinë’; shiko ca pyetje që ti dali përgjigja po e atij, vetëm Shqipja që i tregoi hakun”.
Ndër të tjera shtoi: “Tani nuk kërkon asgjë, nuk jam keq për miq dhe shok të tillë. Por, mos më merr vetëm kur të duhem, kur ti ke vendosur të mbash qëndrim, mos më merr për punët e tuaja, më duhen kaq dhe më sill mu kaq njerëz. Për ça po merr, merri diku tjetër.”
A mund të jetë kjo një thashethemnajë e krijuar nga të dy? Tani tha që nuk është asnjë skenar apo diçka e sajuar nga ata të dy. Ndërkohë nëse do të zgjidhte mes “Dance With Me” dhe “Dancing With The Stars”, ai u shpreh se do të ishte tek të dyja./abcnews.al