Publikoi artikuj rreth pushtimit të Ukrainës, Rusia paralajmëron Wikipedia-n

schedule11:10 - 1 Prill, 2022

schedule 11:10 - 1 Prill, 2022

Rusia ka kërcënuar se do të gjobisë me 4 milionë rubla Wikipedia-n për publikimin e artikujve rreth pushtimit të Ukrainës, sipas la repubblica.

Roskomnadzor, rregullatori rus i medias, i kërkoi platformës të fshijë “informacionet e pasakta mbi një operacion special ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë që synon të dezinformojë përdoruesit rusë”.

Kremlini në fillim të marsit kishte kërcënuar se do të bllokonte Wikipedia. Më 11 mars Mark Bernstein, një bloger dhe redaktor i Wikipedia-s ruse, u arrestua nga policia bjelloruse me dyshimin se kishte shkelur ligjin e Moskës për lajmet e rreme.

Wikipedia madje krijoi faqen ‘Arrestimi i Mark Bernstein’.  Gjatë javëve të fundit ka pasur një bum në shkarkimet e versionit rus të Wikipedia: përdoruesit kanë frikë se platforma do të bllokohet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!