Festivali europian i këngës “Eurovision” këtë vit do të mbahet ndryshe nga herët e tjera, pasi do t’i përmbahet rregullave anti-COVID.
Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam.
Tashmë është publikuar lista e këngëve garuese të këtij festivali dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale.
Shqipëria është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë të “Eurovision, ndërsa Anxhela do të paraqitet me këngën “Karma” të shkruar nga Olti Curri dhe me muzikë të Kledi Bahitit./abcnews.al