Publikohet foto nga dita e dytë e gjyqit të Princit Harry

schedule13:46 - 28 Mars, 2023

schedule 13:46 - 28 Mars, 2023

Princi Harry u kthye në Gjykatën e Lartë të martën në mëngjes për ditën e dytë të seancës. Duka i Sussex-it ishte veshur zyrtarisht me një kostum gri të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë me model gri.

Kujtojmë se Princi Harry është rikthyer në Britani teksa merr pjesë në seancën katërditore për çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale kundër Daily Mail, ndërsa pak orë më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto.

Kjo është hera e parë e Dukës së Sussex-it në MB që nga funerali i gjyshes së tij shtatorin e kaluar dhe që nga publikimi i ” Spare” në janar.

Udhëtimi i Harry-t gjithashtu vjen vetëm disa javë para kurorëzimit të babait të tij më 6 maj dhe nuk dihet ende nëse ai dhe Meghan Markle do të marrin pjesë.

Duka është në mesin e një grupi njerëzish që janë ankuar për keqpërdorim të informacionit personal dhe mbledhje të paligjshme të informacionit.  Kjo përfshinte punësimin e hetuesve privatë për të vendosur pajisje dëgjimi në makina, “centralizimin” e të dhënave private dhe aksesin dhe regjistrimin e bisedave telefonike private./abcnews.al