Publikohen vendimet e Disiplinës, sa shumë dënime për Shënkollin

schedule17:21 - 9 Qershor, 2020

schedule 17:21 - 9 Qershor, 2020

Janë publikuar vendimet e Komisioni të Disiplinës për ndeshjet e zhvilluara gjatë fundjavës së shkuar. Vendimet më të ashpra i janë dhënë ekipit të Kategorisë së Parë, Shënkollit, pasi ka pasur një sherr gjatë takimit të tyre. Dy futbollistë dhe një zyrtar i klubit lezhjan janë dënuar, ndërsa klubi ka marrë dhe një dënim me zhvillimin e gjashtë ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i FK Shënkolli, Ruben Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në mënyrë të përsëritur, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Zyrtari i FK Shënkolli, Albert Rrusti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  4. Lojtari i FK Shënkolli, Emirjon Mirdita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  5. FK Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 24, 31, 43/c dhe 64/5 të KDS dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
  6. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Buzra, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  7. Lojtari i KF Selenica, Ardi Koçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  8. Lojtari i KF Selenica, Xhani Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  9. Lojtari i FK Memaliaj, Iljas Bega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!