Publikohen pamjet, ky është momenti kur mbërrijnë 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri

schedule09:42 - 29 Maj, 2022

schedule 09:42 - 29 Maj, 2022

Të shtunën mbrëma kanë mbërritur në vend 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri, duke finalizuar kështu operacionin e katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës.

Ky është momenti kur 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shqiptarë të tjerë të Kosovës që u larguan nga kampet e ferrit.

Ata u pritën nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në aeroportin e Kosovës. Bashkë me Çuçin ka qenë edhe homologu i tij Nga Kosova, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Lexo edhe: VIDEO/ Mbërrijnë 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri, priten nga Çuçi në Prishtinë, në total 43 të riatdhesuar

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve tanë të vyer të SHBA-ve nëpërmjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë.

Riatdhesimet e fundit të shtetasve shqiptarë ishin në fund të korrikut të kaluar kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol”.

Në mesin e të rikthyerve ishte Brunilda Koçollari me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani me 3 fëmijë. Prej vitesh me dhjetëra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga Shqipëria për luftën e xhihadit.

Me këtë riatdhesim kanë mbetur më pak shqiptarë në këto kampe për të cilët po punohet që të bëhet e mundur rikthimi në atdhe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!