Publikohen fotot, 19-vjeçari në Greqi u masakrua me kosë, gjaku ende në të

schedule17:27 - 6 Shkurt, 2022

schedule 17:27 - 6 Shkurt, 2022

Kjo është arma që policia greke sekuestroi pak metra nga sulmi ndaj Charilaou dhe u përdor nga huliganët për të masakruar Alkisin .

Siç duket në foton e zbuluar nga mediat greke, arma është një kosë e kuqe mbi të cilën ka ende gjak.

Siç rezultuan nga analizat laboratorike, gjaku është i Alkisit dhe i njërit prej dy shokëve të tij që u plagosën dhe u dërguan në spital.

Me fjalë të thjeshta, autori me kosën e kuqe, jo vetëm vrau studentin e ri, por synoi të therte edhe shokun e tij. Kjo kosë shitet në treg dhe përdoret për prerjen e barërave të mëdhenj.

Zakonisht prodhohet në Japoni, ka një gjatësi prej rreth 35 cm dhe një teh më të madh se 15 cm.

Autorët duke u larguar kanë braktisur armën vdekjeprurëse në vend dhe në fakt duket se e kanë përdorur edhe në sulme të tjera pasi në buzë të dorezës huliganët kanë vendosur shirit izolues që të mos u rrëshqasë nga duart ndërsa duket se është përdorur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!