Shqipëria do të debutojë sonte në Ligën e Kombeve në ndeshjen kundër Izraelit. Formacioni i kombëtares do të jetë me surpriza pasi këtë herë do të jetë Jahmir hyka kapiteni i skuadrës.
Panuçi ka vendosur gjithashtu që nga porta ta nisë gardiani i Lazios, Thomas Strakosha. Në mbrojtje do të jenë Binaku, Veseli, Gjimshiti dhe Hysaj.
Sëbashku me Xhakën në mesfushë do të jenë edhe Basha e Memushaj, ndërsa pikën e sulmit, Gurin do ta ndihmojnë nga krahët kapiteni Hykaj dhe Gavazaj.
Formacioni i Shqipërisë: Strakosha , Binaku, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri, Hyka (K), Gavazaj
Formacioni i Izraelit: Hainmov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natcho, Zahavi, Kayal, Dabbur, Yeini, Twatha, Peretz.
/abcnews.akl