Kryeministri Edi Rama duke folur për publikimin e të dhënave mbi pagat, deklaroi se sistemi është relativisht i vjetër. Kryeministri nënvizoi se kemi të bëjmë me një sistem digjital që është krijuar më shumë se 8 vite më parë, në kohën kur ai nuk ka qenë në qeveri por në opozitë.
“ Të përsëris një element të rëndësishëm, këtu duhet të ndajmë platformën e-albania me sistemin e punës së tatimeve që është i brendshëm, i ndërtuar i programuar prej më shumë se 8 vitesh i trashëguar dhe që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën që do të thotë se në radhë të parë qytetarët duhet të jenë shumë të qartë se të gjitha ndërveprimet me e-albania janë pjesë e një sistemi krejt tjetër me certifikata ndërkombëtare.
Duke ardhur te individët më lejoni të sjell disa raste, SHBA iu dolën të gjitha sekretet rrugëve të gjithë botës, rasti i famshëm i personazhit që mblodhi gjithçka kishte për detyrë të mbronte dhe vajti e ekspozoi te kundërshtarët e SHBA, rasti i Kanadasë në 2020 kur 360 mijë mësues u gjenden viktima të dikujt që kishte përdorur kredenciale të rreme për të marrë identitetin e të gjithë individëve që punojnë si mësues. Kjo është një sfidë që e kanë të gjithë, ajo që po vazhdojmë të bëjmë është rrisim numrin mureve mbrojtëse dhe të sistemit”, tha Rama. /abcnews.al