Në një bisedë online me skype për ABC News psikologu i njohur Prof. Edmond Dragoti u shpreh se njerëzit pas kësaj pandemie nuk do të jenë më të njëjtët. Edhe në Shqipëri ka për të ndodhur ky fenomen por më pak pasi “ne shqiptarët jemi më të prapambetur dhe më të pazhvilluar do ndryshojmë më pak por sidoqoftë do ndryshojmë”, tha Prof. Dragoti.
Më tej Prof. Dragoti shpjegoi arsyen se çfarë i bën njerëzit neglizhent në këtë situatë serioze që sipas tij fakti se rreziku është i padukshëm reflekton mosbesim.
“Jam i bindur që nëse virusi do dukej do futeshim me vrap brenda në shtëpi. Ajo që shëron sot është pjesa parandaluese…”, theksoi Dragoti.
Kemi kohë që kemi filluar të punojmë edhe në kushte izolimi. Vazhdojmë zhvillojmë mësimet online me studentët, bëjmë lidhje online edhe me mediat. Natyrisht qytetarët e tjerë e kanë të vështirë të durojnë dhe të rezistojnë në karantinë. Ne jemi familjarizuar disi me kushtet e karantinës duke gjetur hapësira për të programuar ditën tonë.
Pyetje: Ka frikë, ka panik, ka kujdes të tepruar, është bërë një lloj manie të dezinfektosh duart, po kaq fuqishëm ka një lloj neglizhence nga një pjesë tjetër e shoqërisë, çfarë ndodh në psiken njerëzore?
Fillimisht frika fillestare ndaj virusit do shndërrohej në panik por me sa duket u vu në kontroll, ndërkohë që tashmë ndeshemi me faktin se disa të tjerë mendojnë se nuk i gjen gjë. Ndërkohë që kjo çon në kolaps të gjithë natyrat e aktivitetit. Kemi një lloj shkujdesi që është parë edhe në vendet fqinje. Ne kemi natyrë patriarkale si shoqëri, ne kemi respektuar sistemet autoritariste, një vend i prapambetur dhe i pazhvilluar në kushtet e kërcënimeve të vazhdueshme të jashtë e të brendshme, pas viteve 90 preferuam sistem me shumë liri, demokratik por ama me kaos e anarshi, mosrespektimi i ligjit, ligji nuk respektohet për të gjithë, këto lloj sjelljesh shkaktojnë një lloj papërgjegjshmëri dhe moskujdesi në shoqëri. Këto sjellin shkujdesi të tepruar shumë serioz të individit ndaj rrezikut të virusit. Ky është problem shumë serioz sepse ne përgjithësisht kemi trashëguar sjelljen tonë dhe pjesërisht e kemi fituar atë kur kemi bërë çdo gjë pa leje dhe nuk kemi respektuar rregullat e nevojshme në një shtet demokratik. .
Pyetje: Është vënë re një fenomen tjetër, që është mosbesimit për realitetit, fillojnë skenarë të ndryshëm… është tendencë e natyrës njerëzore që përballë një rrezikut të fortë të mos e besojnë atë?
Natyrisht dyshimi dhe kurioziteti është i domosdoshëm për të marrë informacion sa më të saktë, ndodh në gjithë botën. Kur dikush na komplimentin përpiqemi të kuptojmë atë që nuk na thuhet dhe jo atë që na thuhet është në natyrën njerëzore. Kemi zhvilluar kulturën e mosbesimit, sistemet e mbyllura autoritariste vëzhgonin jetën e qytetarëve dhe kjo vazhdon ende sepse kështu janë mësuar. Informacionet që marrim në të gjitha anët ne vazhdojmë sajojmë për të qenë protagonistë në këtë situatë, kjo është e rrezikshme në situatën që ka krijuar virusi dhe mund ta përkeqësojë.
Pyetje: Masat të rrepta prej më shumë 12 ditësh çfarë ndodh në botën e njeriut kur kufizohet dhe sa mund të rezistohet.
Në fakt lëvizja është zhvillim, drita, ajri janë të domosdoshme të zhvillojmë vetveten, në këto kushte kur jemi të mbyllur gjejmë alternativa por duhet të bindemi që edhe kur dalim jashtë të zbatojmë rregullat, çfarë është e rëndësishme në këtë situatë është që të zhvillojmë optimizmin brenda nesh, buzëqeshja duhet të na karakterizojë.
Nevoja për të sfiduar një realitet të pamundshëm zhvillon ironinë
Në këto raste një mundësi për tu ringritur është një formë e neglizhencës e indiferencës dhe e injorimit. Ne mund ti dalim përballë virusit me humorin dhe e dyta të shmangemi rrezikut, në këtë rast përpiqemi ti bëjmë të dyja.
Pyetje: Ka një sërë teorish që pasi e gjithë kjo të kalojë njerëzit nuk do jenë njëlloj…
Kjo është e vërtetë, duke parë situatën dhe mendohet se do ketë ndryshime në shoqëri dhe sjelljen e tij. Ata që do preken më shumë do jenë ata që kanë pasur pushtetin e parasë, bukurisë, ekonomisë. Ata do jenë të parët sepse do kuptojnë se natyra nuk mund të sfidohet as nga paraja, as nga asgjë tjetër. Ndërsa njerëzit e thjeshtë do ndryshojnë më pak, ne shqiptarët jemi më të prapambetur dhe më të pazhvilluar do ndryshojmë më pak por sidoqoftë do ndryshojmë. Njerëzit po qëndrojnë më shumë me familjet, kam frikë se familja do marrë ndonjë goditje nga kjo situatë.
Pyetje: E keni vënë re që ka një zbutje në rrjete sociale. Duket sikur njerëzit po e duan më shumë njëri tjetrin..
Njerëzit në kushtet kur vuajnë njëlloj ata e ndajnë me njëri tjetrin dhe preferojnë njëri tjetrin, ne pëlqejmë njerëzit që na ngjajnë në halle dhe në probleme. Kur kemi ndryshime atëherë konfliktohemi
Pyetje: Sa mundet ne shqiptarët të arrijmë ta mbajmë veten dhe të mos shpërthejmë hekurat…
Problemi është që të moshuarit nuk besojnë se ka vdekje për ta, sepse nëse do ta besonin do shkonin me vrap në shtëpi. Kur e pësojnë vetë fillojnë e besojnë.
Pyetje: Fakti që jemi një popull që kemi vuajtur, a na bën më të fortë që të përballemi me këtë?
Është e vërtetë, përvoja ë =e vështirë dhe realitetit të ashpër na ka bërë që të kemi më shumë imunitet ndaj problemeve por kjo nuk na bën të pavdekshëm. Në procesin e rritjes dhe të zhvillimit jeta të konsumon, sa më shumë të rritesh aq më tepër i ndjeshëm bëhesh ndaj jetës, vdekjes dhe ndryshimeve. Si natyrë ne jemi neglizhent ndaj situatave serioze. Por jam i bindur që nëse virusi do dukej do futeshim me vrap brenda në shtëpi. Ajo që shëron sot është pjesa parandaluese./abcnews.al