Në puntatën e sotme të ‘Enxhi në botën e kafshëve’ e ftuar për të folur për marrëdhënien e njerëzve me kafshët, ishte e ftuar Dr. Fleura Shkëmbi.
Dr. Fleura tregoi që vetë nuk ka mundur të ketë kafshë për shkak të angazhimeve të shumta që ka, dhe na tregoi për obsesionin e disa njerëzve për kafshët duke e lidhur dhe me besimin.
“Besime të ndryshme si Budizmi i qëndrojnë rimishërimit dhe te kafshët, kjo është dhe një arsye shumë e fortë për disa njerëz që lidhen pas kafshës si një anëtar i familjes. Ndonjëherë dhe më shumë se me njerëzit. Unë vetë ende nuk e kam arritur ketë gradë të besimit për kafshët, por besoj të rimishërimi i shpirtit te njeriu”, tha Dr. Fleura.
Ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë:
/abcnews.al/