Harry Kane dëshiron kalimin te PSG, por Manchester City nuk dorëzohet. Kapiteni dhe goleadori anglez, ka vendosur të largohet nga Tottenham, që ka pretendime të larta në lidhje me kartonin e lojtarit të njohur.
Në Francë e pret Mauricio Pochettino, të cilin e ka pasur për pesë vite trajner tek ekipi londinez. Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për majën e sulmit dhe “Cityzens” do të paraqesin ofertën e tyre finale.
Mediat angleze shkruajnë se kampionët e Anglisë do të ofrojnë 100 milion paund për 27-vjeçarin. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy kërkon 50 milion paund më shumë, por City nuk ka ndërmend të ndryshojë propozimin e vet. /abcnews.al