PSG nuk mjaftohet me Donnarumma nga Milani. Francezët janë duke ndjekur me vëmendje situatën e Franck Kessie, të cilit i përfundon verën e ardhshme kontrata.
Milani nuk po arrin ta bindë mesfushorin për të nënshkruar një marrëveshje të re, pasi pretendimet e tij janë tepër të larta.
Deri më tani kuqezinjtë kanë ofruar 6.5 milion euro në sezon për Kessie, por kërkesa e tij është 8 milion euro dhe 2 milion bonuse. /abcnews.al