Mauricio Pochettino pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra e PSG-së, pasi mes palëve nuk ka më dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
Drejtuesit e skuadrës franceze kanë filluar të mendojnë edhe zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit, dhe në radarët e tyre ka përfunduar ish-trajneri i kombëtares Gjermane, Joachim Low.
Mediet franceze raportojnë se ish-trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë mund të marrë drejtimin e parizienëve.
Ndërsa e ardhmja e argjentinasit duket larg PSG-së, Joachim Low duket se është një nga kandidatët që po shihet si zëvendësues i Pochettinos. Joachim Low nuk drejton një klub futbolli që nga marsi i 2004, me Austria Wien. /f.a/abcnews.al