PSG po kërkon për një mbrojtës të djathtë dhe është fokusuar në Premier League. I preferuari i nënkampionëve të Evropës është Hector Bellerin, spanjolli i Arsenalit.
The Independent raporton se akordi është afër, teksa drejtuesit e klubit francez kanë gati 30 milion euro për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.
Një ofertë e kënaqshme për “Topçinjtë”, që po diskutojnë detajet e fundit me Leonardon, drejtorin sportiv të kampionëve të Francës.
Interesim për “modelin” Bellerin ka edhe nga ana e Juventusit, por propozimi i PSG është konkret dhe e ardhmja e “pistonit” të krahut të djathtë është kryeqyteti francez. /abcnews.al