Leonardo e njeh mirë futbollin italian dhe po kërkon përforcime në Serie A. Drejtori sportiv i PSG-së ka piketuar dy lojtarë të Lazios, skuadrës që ka shkëlqyer këtë sezon në Itali. Braziliani pëlqen prej kohësh Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin ka një interesim të madh nga shumë klube.
Mesfushori serb është një nga pikat më të forta të skuadrës së Simone Inzaghit, teksa po tentohet edhe Adam Marusic. 27-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë dhe është përshtatur mirë në mbrojtjen me tre të bardhekaltërve.
Gazzetta dello Sport raporton se kampionët e Francës po përgatisin një ofertë prej 120 milion eurosh për dy lojtarët e Lazios. Leonardo i cilëson si përforcimet e duhura, oferta është tunduese dhe tani pritet përgjigja e Claudio Lotitos dhe Igli Tares. /abcnews.al