Osimhen është në mes të një ure ku në njërin krah e pret rinovimi i kontratës me Napolin dhe në krahun tjetër një merkato e pasur me klube të mëdha që kërkojnë shërbimet e tij.
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Napoli ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të klubit francez për kartonin e nigerianit, ku ka qenë 100 milionë euro.
De Laurentiis kërkon plot 180 milionë euro për bomberin e tyre. Një shifër tepër e lartë, por PSG pritet të tentojë edhe një herë, ndoshta jo aq sa kërkon presidenti i klubit kampion italian./h.ll/abcnews.al