PSG nuk “fryhet” me goditjet, tani shënjestron yllin e Serie A për mbrojtjen

schedule10:13 - 14 Gusht, 2021

schedule 10:13 - 14 Gusht, 2021

PSG ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, duke afruar në ekip Leo Messin, ndërkohë që më parë kishte nënshkruar me Sergio Ramos, Donnarumma dhe Wijnaldum, të gjithë me parametra zero.

Francezët kanë blerë për 60 milion euro edhe Achraf Hakimi, kurse tani mendojnë të shpenzojnë për një tjetër mbrojtës në Serie A.

 

Frika e dëmtimeve të Ramos ka bërë që PSG të hedhë sytë nga mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Senegalezi është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe francezët duhet thjeshtë të bëjnë ofertën e duhur për shërbimet e tij. Të bësh pazar me Aurelio De Laurentiis nuk është kurrë e lehtë. /abcnews.al