Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

PSG nuk e njeh fitoren në “Camp Nou”, precedentët me Barcelonën

schedule18:15 - 16 Shkurt, 2021

schedule 18:15 - 16 Shkurt, 2021

11 herë janë përballur Barcelona dhe PSG në historinë e tyre. Përveç vitit 2017 kur Barcelona bëri atë përmbysje të paharrueshme, duke përmbysur me një fitore 6-1 humbjen 4-0 të ndeshjes së parë, dy ekipet janë përballur edhe 9 herë të tjera.

Kanë qenë çerekfinalet e viteve 1995, 2013 dhe 2015, teksa në vitin 2015 janë përballur edhe në grupe. Bilanci i deritanishëm numëron 3 kualifikime për Barcelonën dhe vetëm një për PSG në vitin e largët, 1995.

Bilanci i ndeshjeve është 5 fitore për Barcelonën dhe 3 barazime e 3 fitore për PSG, duke përfshirë edhe një miqësore në vitin 2012. Ajo që vlen për t’u theksuar është se PSG nuk ka fituar asnjëherë në “Camp Nou”. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!