PSG tashmë është duke punuar për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe sipas informacioneve të raportuara nga “El Nacional”, synimi është te Real Madrid.
Në fakt, drejtuesit e klubit francez pëlqejnë shumë Ferland Mendy, mbrojtësi i majtë francez i cili mund të jetë një alternativë e vlefshme për Nuno Mendes, duke qenë se Juan Bernat po lufton për t’u rikthyer në nivelin e tij pas dëmtimit të rëndë sezonin e kaluar.
Reali nuk do ta lërë të largohet lehtë, edhe sepse David Alaba nuk jep garanci të mjaftueshme dhe alternativat reale janë dy lojtarë të përshtatur, Nacho dhe Camavinga./ h.ll/abcnews.al