PSG, Messi: Unë po argëtohem me Neymar, Mbappe një “bishë”

schedule09:09 - 26 Shtator, 2022

schedule 09:09 - 26 Shtator, 2022

Nga “MSN” në “MNM”, në Paris ashtu si në Barcelonë dikur, Lionel Messi është pjesë e një treshe mrekullish.

“Neymar dhe unë e njohim njëri-tjetrin përmendësh, u argëtuam shumë në Barcleonë. Do të kisha dashur të kisha shijuar më shumë ndeshje me të në Spanjë, por jeta na bëri të takoheshim përsëri këtu.

Kylian është një lojtar ndryshe, ai është një bishë, shumë i fortë në një përballje dhe shumë i shpejtë. Ai është një lojtar i kompletuar dhe e ka dëshumar prej vitesh që është një nga më të mirët”, është shprehur Messi./ h.ll/abcnews.al