PSG me një këmbë në finale/ Champions, kampionia e Francës fiton 1-0 në Londër

schedule12:42 - 30 Prill, 2025

schedule 12:42 - 30 Prill, 2025

Ndoshta, është viti i duhur. Paris SG është një nga skuadrat më të shquara dhe më të pasura të Europës pa një titull në Champions, por kushedi 2025 do të shënohet me germa të arta në histori.

Goli I shënuar nga Usman Dembele që në minutën e 4-ët bëri që kampionët e Francës të fitonin ndeshjen e parë gjysmëfinale, madje jashtë fushe në Londër, dhe të cilësohen tani si favoritë për të luajtur finalen e madhe.

Arsenali bëri shumë, por në një sfidë nervash dhe taktike, nuk arriti të realizonte atë që të jep suksesin në futboll, golin.

Dueli në stadiumin “Emirejts” ishte shumë I fortë dhe I ekuilibruar, dhe PSG bëri pak më shumë gjuajtje në total sesa “topçinjtë” të cilët patën një goditje më shumë në kuadrat.

Me nivel të lartë teknik dhe besim, francezët mbajtën pak më shumë topin, besnikë të stilit të trajnerit të tyre Luis Enrike, që dikur e fitoi Championsin me Barcelonën.

Arsenali pati disa raste të pastër, por ndoshta prishi punë mungesa e një qendërsulmuesi të vërtetë.

PSG ndërkaq do të vuajë mungesën e mundshme të golshënuesit Dembele që u dëmtua, por gjithsesi në “Parkun e Princave” ka më shumë mundësi të kualifikohet në finalen e Championsit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!