PSG ka një shqetësim, ngec rinovimi me Neymar

schedule16:53 - 25 Tetor, 2019

schedule 16:53 - 25 Tetor, 2019

Neymar tentoi gjatë gjithë verës largimin nga PSG. Braziliani dëshironte rikthimin te Barcelona, por nuk përjashtohej as një transferim i tij te Real Madrid. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe sulmuesi i njohur qëndroi në kryeqytetin francez.

PSG ishte gati për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me të. Aktualja përfundon në verën e vitit 2022, por kampionët e Francës tentojnë “blindimin” e Neymar. Gjithsesi, gjithçka ka ngecur në vend.

Le Parisien raporton se dëmtimi i fundit i lojtarit i ka frenuar drejtuesit e klubit. Problemet fizike nuk po e lënë të qetë sulmuesin brazilianin, i cili ka humbur pothuajse gjysmën e ndeshjeve që nga koha kur u transferua te PSG.

Një statistikë e tillë shqetëson PSG-në, që për momentin ka pezulluar bisedimet në lidhje me zgjatjen e kontratës me një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. /abcnews.al