Neymar është rikthyer në Brazil dhe po qëndron i izoluar në vilën e tij në Mangaratiba. Sulmuesi i PSG-së ka vendosur të kalojë këtë periudhë të vështirë në vendlindje.
Ylli i kampionëve të Francës ishte deciziv në eliminimin ndaj Dortmund në Champions League dhe shënoi dy nga tre golat e skuadrës së tij përballë verdhezinjve gjermane. Drejtori sportiv, Leonardo i ka paraqitur prej muajit nëntor propozimin për të rinovuar sipas Le10Sport.
Neymar nuk ka kthyer ende një përgjigje dhe diçka e tillë ka nervozuar drejtuesit e klubit francez. 28-vjeçari dëshiron të rikthehet te Barcelona dhe po luan me nervat e drejtuesve të PSG-së, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e shitjes së tij në fund të sezonit. /abcnews.al