PSG udhëton nesër në mbrëmje drejt Dijonit për t’u ndeshur me ekipin vendas për javën e 11-të të Ligue 1. Thomas Tuchel nuk do të ketë gati gjysmën e skuadrës në dispozicion për këtë ndeshjes.
Trajneri gjerman ka konfirmuar mungesat e Neymar, Marco Verrattit, Thiago Silvës, Ander Herrerës, Thomas Meunier dhe Thilo Kehrer. Megjithatë, ka edhe rikthime.
Edinson Cavani ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe nesër është gati për lojë. Sulmuesi uruguaian do të luftojë për një vend titullari me Mauro Icardin, me këtë të fundit që ndodhet në avantazh për ta nisur sfidën nga minuta e parë. /abcnews.al