Kthesë e papritur për Thiago Silva, qendërmbrojtësin brazilian që është lakuar si një objektiv i Everton në Angli. Kapiteni i PSG del lojtar i lirë më 30 qershor dhe deri më tani kampionët e Francës kishin menduar tymos nënshkruanin kontratë të re me të.
Tani duket se kanë ndryshuar mendje dhe Le 10 Sport shkruan se PSG tani ka një propozim për brazilianin Thiago Silva dhe bëhet fjalë për një kontratë të re me ulje të ndjeshme të pagës.
Aktualisht qendërmbrojtësi përfiton 12 milion euro në sezon, por tani është në një moshë që askush nuk i përafrohet një oferte të tillë, plus edhe kriza prej pandemisë do të ndikojë në uljen e pagave. PSG tani i ofron Silvës vetëm 4 milion euro në sezon dhe braziliani duhet të mendohet dhe të vendosë. /abcnews.al