PSG gjen trajnerin e ri për 10 milionë euro, gati zyrtarizimi

schedule22:00 - 20 Qershor, 2022

schedule 22:00 - 20 Qershor, 2022

PSG e ka gjetur trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë argjentinasin Mauricio Pochettino.

Pas bisedimeve intensive është arritur marrëveshja me OGC Nice për trajnerin Christophe Galtier.

PSG është detyruar ta rritë ofertën fillestare, që ishte 5 milionë euro. Për gati 10 milionë euro ata kanë bindur OGC Nice ta lirojë Galtier.

PSG kishte dëshirë ta zëvendësonte Pochettino me Zinedine Zidane, por francezi po pret të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij. / abcnews.al