Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“PSG është favorit, por ne kemi historinë”, Xavi komenton ndeshjen ndaj francezëve në Champions League

schedule21:54 - 16 Mars, 2024

schedule 21:54 - 16 Mars, 2024

Shorti i Champions League prodhoi dje përballje tepër interesante në çerekfinale të kësaj gare, ndër to edhe ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.

PSG do të përballet me Barçën në çerekfinale, dhe trajneri i kampionit spanjoll thotë se skuadra e tij nuk është favorite në këtë ndeshje.
Xavi e komentoi shortin duke thënë se PSG është favorit, por që në anën e Barcelonës është historia dhe trofetë.

“Ne e dimë se Paris Saint-Germain janë sigurisht favoritët për shkak të transferimeve të mëdha që ata i kanë bërë. Por, mos harroni se ne kemi historinë në anën tonë me më shumë tituj të Ligës së Kampionëve. Jam i sigurt se mund të garojmë, dhe ne do ta bëjmë më të mirën”, tha Xavi./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!