PSG e shikon Salah si zëvendësuesin e Mbappe

schedule09:05 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:05 - 21 Tetor, 2021

Kërkesat e fundit e Salah drejt Liverpoolit ka ndërprerë negociatat për rinovimin e tij plotësisht. Egjiptiani dëshiron një pagë prej 500.000 euro në javë, një shifër që klubi anglez nuk dëshiron ta arrijë.

Salah është padyshim një nga lojtarët e momentit në Premier League dhe një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, kështu që ai nuk do ta ketë të vështirë për të gjetur një destinacion të ri gjatë verës.

Sipas TodoFichajes, PSG dëshiron shërbimet e anësorit si zëvendësues i Kylian Mbappe. Francezi është i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi, e padyshim që Salah ka të gjithë potencialin për ta zëvendësuar. /abcnews.al